Qytetarët në Kazakistan po hedhin votën e tyre në favor ose jo të ndërtimit të centralit të parë bërthamor në vend.
Në fshatin Ulken në brigjet e liqenit të Balkashit, të cilin qeveria e ka caktuar si vendin ku do të ndërtohet uzina, plani është pritur me reagime të ndryshme.
“Unë mbështes ndërtimin e centralit bërthamor sepse është i mirë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Kështu mendoj unë.”
Por teksa ka nga ata që janë optimistë për projektin, ka nga ata të tjerë të cilët janë të shqetësuar për efektet në mjedis.
Pavarësisht rezervave të konsiderueshme të gazit natyror, kombi i Azisë Qendrore mbështetet kryesisht në termocentralet me qymyr për nevojat e tij për energji elektrike. Meqënëse Kazakistani është një nga prodhuesit më të mëdhenj të uraniumit në botë, energjia bërthamore shihet si një zgjedhje logjike.
Kina, Franca, Korea e Jugut si dhe Rusia janë vendet që kanë ofruar ndihmën e tyre për ndërtimin e centralit bërthamor. Rezultatet e referendumit shpallen të hënën dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosin qytetarët.
Klan News