“Dhjetëra prej tyre ishin duke votuar në referendum”
Një grup anëtarësh të Partisë Demokratike të Degës 5 publikuan nga selia blu fakte të reja që sipas tyre provojnë mashtrimin publikisht me emrat e delegatëve në Kuvendin e 18 Dhjetorit të thirrur nga Lulzim Basha.
“Me përgjegjësi të plotë deklarojmë se nuk kanë qenë në kuvendin e Bashës, por kanë qenë duke votuar në referendumin e 18 dhjetorit. Po marrim hapat ligjorë për ata që guxojnë të dëmtojnë PD”.
Përfaqësuesit e Degës 5 thonë se në vend të demokratëve në Kuvendin e thirrur nga Basha në 18 Dhjetor kanë votuar anëtarë të Partisë Socialiste, pasi një pjesë e emrave të lexuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe deputetja Greta Bardeli kanë qenë në emigracion.
Tv Klan