Ndonëse është ftuar dy herë nga Prokuroria Speciale e Kosovës, Kryeministri Albin Kurti ende nuk ka dhënë dëshminë e tij për rastin e rezervave shtetërore.

Sipas ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nëse Prokuroria Speciale është e interesuar ta marrë dëshminë e Kryeministrit Kurti, ajo duhet t’i përgjigjet kërkesës së kabinetit të tij, që Kurti të intervistohet në zyrën e tij.

Ajo ka deklaruar se nuk është hera e parë që ndodh e njëjta gjë, por ka shtuar se nuk dëshiron të flasë më shumë lidhur me këtë.

Nuk ka asnjë arsye që prokurorët që thuhet se janë të interesuar që të marrin dëshminë e kryeministrit Kurti për rezervat shtetërore, të refuzojnë kërkesën e kryeministrit Kurti për ta intervistuar në zyre siç ka kërkuar kryeministri. Kjo nuk është hera e parë që kjo ndodh, ka ndodhur edhe në të kaluarën, por nuk duam të flasim”.

Sipas saj, Prokuroria Speciale sa herë që ka të bëjë me rastet e qeverisë gjithmonë i rrjedh informacionet.

Prokuroria Speciale me këto veprime ka tendencë për ta minuar punën tonë, për ta bllokuar punën tonë, për ta dëmtuar LVV-në dhe qeverinë siç zakonshëm kanë bërë”.

Kabineti i Kryeministrit pati deklaruar ndaj kësaj ftese duke ritheksuar gatishmërinë e Kryeministrit që t’i mirëpresë prokurorët në zyrën e tij për intervistim.

Refuzimi dy herë i ftesës parasheh edhe rrethanën e sigurimit të prezencës së tij me forcë në Prokurori.

Tv Klan