Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ishte shprehur i gatshëm të shkruante draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por ishte refuzuar. Po në të njëjtën konferencë, ai ka thënë se kryeministri nuk është për të themeluar asociacione, pasi sipas tij, kjo është detyrë e komunave.

“Nëse kryeministri themelon, kjo do të ishte imponim ndaj komunave. Asocimi është liri dhe e drejtë, këtë s’e bëjë unë, aq më pak ndonjë shtet fqinj që mund të ketë pretendime të tilla”, ka theksuar ai.

Por kreu i AAK-së Ramush Haradinaj thotë se Asociacioni është pranuar nga krerët e shtetit me letrën e dërguar në Këshillin e Evropës.

“Pak a shumë kjo nuk është serioze sjellja e tij, si ajo shprehja ‘as asi as ksi’. Nuk është ashtu, për fat të keq vetë qeveria e kryeministri e kanë pranuar. Është e vërtetë që ky draft nuk është i mirë, pra drafti që kemi sot propozim nga BE-ja nuk është i mirë. Ai meriton trajtim serioz nga Gjykata Kushtetuese. Jemi në zgjedhje dhe do që ta fshehin marren edhe ato që i kanë bërë, gabimet që i kanë bërë që e kanë udhëhequr dialogun. I kanë lutur për shumë kohë Amerika pikërisht Konjufcën, Kurtin e këtë që të japin një propozim nuk e kanë dhënë”, ka thënë ai.

Themelimi i Asociacionit është një nga pikat e marrëveshjeve në kuadër të dialogut Kosovë Serbi për çka faktori ndërkombëtar po kërkon me ngulm zbatimin e tyre.

Tv Klan