Bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama foli sonte në “Opinion” edhe për periudhën kur ka punuar në administratë në vitet 1993-1998. Shpjegoi edhe arsyen e largimit të saj nga Agjencia Kombëtare e Privatizimit në atë kohë.


-Ju keni qenë drejtuese e një prej strukturave më të rëndësishme të qeverisë. Pse u larguat në 1998-ën?

Linda Rama: Më hoqën nga puna.

-Kush të hoqi nga puna?

Linda Rama: Një nga kryeministrat, kam ikur në fund të vitit 1998. Nuk kanë rëndësi emrat.

-I bie Fatos Nano!

Linda Rama: Jo mua nuk më ka larguar kryeministri Nano. Unë kam punuar me 4 kryeministra bashkë me Meksin, por nuk isha drejtoreshë e Agjencisë. U komandova dhe më pas vijova deri në një moment…Por ka qenë shumë interesante ajo kohë… Vitet e para kur punoja në Agjenci të djathtët nuk ishin të sigurt se çfarë isha, më ka ndjekur kjo lloj dileme, në kuptimin e përkatësisë politike. Pastaj kur erdhën të majtët, ishin të sigurt se nuk isha e majtë se kisha punuar në qeverisjen e djathtë. Mua më ka ndjekur kjo… Nuk kam patur kurrë asnjë problem për këtë sepse kam qenë besnike e profesionit tim dhe e kam asociuar aktivitetin tim profesional jo nëpërmjet bindjeve politike, nuk kam aderuar as në PS apo PD, e kam ndërtuar në raport me axhendën dhe dobishmërinëpër mjedisin publik.

/tvklan.al