Kjo është 36-vjeçarja Elona Kalesha që akuzohet për vrasjen e Shpëtim dhe Teuta Pashos në vitin 2015 në Itali. Misteri rreth vrasjes së çiftit vërtitet rreth vajzës nga Durrësi, e cila në atë kohë ishte e fejuara e djalit të tyre, Taulantit.
Mediat italiane kanë bërë publike të reja dhe tregojnë mënyrën se si autoritetet kanë rënë në gjurmët e Kaleshës. Janë disa dëshmitarë që thonë se e kanë parë asokohe 36-vjeçaren të dilte nga një shtëpi e marrë me qira me disa valixhe me disa shenja gjaku. Kujtojmë që trupat e pajetë të çiftit Pasho u gjetën në disa valixhe të copëtuara.
E reja nga Durrësi u arrestua sot dhe ndaj saj rëndon akuza e vrasjes, fshehjes dhe copëtimit të kufomave. Kalesha është marrë në pyetje nga autoritetet. Sipas “La Republica” deri më ajo tani ka zgjedhur të heshtë.
Çifti Pasho u zhduk më 2 Nëntor të vitit 2015. Atë kohë, Kalesha jetonte me Taulant Pashon në një apartament në rrugën Pantano që nuk ishte larg burgut Solliçiano, ku ish i fejuari vuante një dënim me burg.
Deri më tani avokati i të resë, Federico Febbo, ka mohuar çdo pretendim se klientja e tij është takuar me çiftin ditën e zhdukjes. Por ndryshe kanë dëshmuar vajzat Vittoria dhe Dorina Pasha.
Sipas tyre, personi i fundit që ka kontaktuar prindërit ka qenë Elona Kalesha. Ato kanë thënë se janë takuar në banesën që çifti Pasho kishte marrë me qira për të jetuar në Firence.
Ky qëndrim i tyre në Itali ishte për të takuar djalin, Taulantin, i cili do të dilte nga burgu. Njëra nga vajzat ka deklaruar se Teuta Pasho i kishte thënë që do të përgatiste një ëmbëlsirë për lirinë e të birit.
Sipas tyre kjo është një ndër arsyet se pse vajzat nuk dyshuan kurrë se çifti ishte larguar me vetëdije. Sipas dëshmisë së Vittoria-s në ditën e zhdukjes kanë marrë një telefonatë nga një numër anonim. Ajo ka thënë se një zë femre pretendonte që të ishte e ëma dhe thoshte se do të largohej. Por menjëherë pas kësaj, vajzat kanë bërë denoncimin në polici pasi ishin të sigurta që femra pas telefonit nuk ishte nëna e tyre.
Së fundmi, në media flitet për një debat që mund të ketë pasur në fund të Tetorit Elona me Shpëtim dhe Teuta Pashon. Shtëpia e 36-vjeçares është kontrolluar disa herë në të shkuarën, por atje nuk janë gjetur elementë që mund ta fajësojnë.
Një vit më vonë në 2016-ën, e reja ndahet nga Taulant Pasho. Në vitin 2018, ajo largohet nga shtëpia pas një urdhri të gjykatës. Sipas mediave, marrëdhënia mes të fejuarës dhe bashkëshortëve ka qenë shumë e afërt. Mes tyre ka pasur takime dhe telefonata në vazhdimësi.
Kufomat e Shpëtim dhe Teuta Pashos u gjetën të copëtuara në disa valixhe disa ditë më parë. Kjo gjë ka shokuar opinionin publik dhe autoritetet po vijojnë të kryejnë hetime intensive për të zbuluar se çfarë fshihet pas kësaj ngjarje horror. /tvklan.al