Anton Keli është 51-vjeçari që u ekzekutua në Rrëshen pasditen e kësaj të marte.
Nga burimet policore mësohet se Anton Keli është i afërm i Tonin Gjinit, i njohur edhe me emrin Armando Gjini, i cili u ekzekutua më 12 Gusht 2019 në qytetin e Rrëshenit.
Ngjarja ndodhi në mes të ditës kur Tonin Gjini po priste në makinë bashkëshorten e tij.
Një vit më vonë, u tentua të vritej edhe vëllai i Tonin Gjinit. Preng Gjini mbeti i plagosur në një shpërthim të fuqishëm me tritol që tronditi Tiranën më 15 Shtator 2020. Preng Gjinit i ishte vendosur një sasi e konsiderueshme lënde eksplozive poshtë makinës.
Anton Keli u qëllua me armë në rrugë rreth orës 17:40 në Rrëshen dhe fillimisht mbeti i plagosur. Për fat të keq, 51-vjeçari ndërroi jetë më vonë në spital. /tvklan.al