Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka prezantuar 12 drejtorët e rinj të policisë në qarqe, të zgjedhur përmes procesit të konkurrimit.

Përpara se të bënte publik emrat e tyre, kreu i Ministrisë dha porositë e tij për drejtuesit e rinj, ku fokusin kryesor e përqëndroi tek ngjarjet kriminale.

Në Tiranë u emërua Elton Alushi, që deri tani mbante postin e zv/drejtorit të hetimit të krimit në Vlorë.

Në Durrës, postin e drejtorit e mori Vilson Bala, që prej më shumë se 1 viti ishte në krye të Drejtorisë Operacionale.

Bala zëvendëson në këtë detyrë Skënder Hitajn, i cili emërohet drejtor në Fier.

Ndërkohë, në Elbasan është emëruar Fatmir Hoxha, që së fundmi ka qenë në radhët e Drejtorisë së Kufirit.

Lezha i është bësuar një prej zëvendës drejtorëve të saj, Altin Menës.

Shkodra, një qark tejet problematik, do të drejtohet nga Fatmir Lleshaj, që deri tani drejtonte sallën e komandimit në Policinë e Shtetit.

Ndërkohë, qarku i Vlorës i është besuar Elidon Çelës që më herët ka qenë pjesë e AMP.

Në Korçë u emërua Erion Ahmeti, që deri tani ishte në strukturat e policisë rrugore.

Gjirokastra iu besua Altin Merizajt, që vjen në këtë post pas detyrës si drejtor i Policisë Kufitare Durrës.

Në Berat u emërua Luigj Vathi, që më herët mbante postin e zv/drejtorit në Tiranë.

Ndërkohë, në Kukës shkon Gentian Berberi, ndërsa në Dibër Artion Duka.

Elton Alushi – Drejtor i Policisë Tiranës

Vilson Bala – Drejtor i Policisë Durrës

Skënder Hitaj – Drejtor i Policisë Fier

Fatmir Hoxha – Drejtor i Policisë Elbasan

Fatmir Lleshaj – Drejtor i Policisë Shkodër

Erion Ahmeti – Drejtor i Policisë Korçë

Elidon Çela – Drejtor i Policisë Vlorë

Altin Mena – Drejtor i Policisë Lezhë

Altin Merizaj – Drejtor i Policisë Gjirokastër

Luigj Vathi – Drejtor i Policisë Berat

Gentian Berberi – Drejtor i Policisë Kukës

Artion Duka – Drejtor i Policisë Dibër


Tv Klan