Gjykata Kushtetuese vendosi sot për afatin e mbarimit të kryetares së saj Holta Zaçaj duke i dhënë fund ngërçit mes saj dhe Gjykatë së Lartë. Me shumicë votash, Gjykata Kushtetuese vendosi se mandati i Zaçajt përfundon në 10 mars 2025.
Gjykata kushtetuese thotë se ky vendim nuk ndikon në procedurat e nisura nga Gjykata e Lartë edhe pse ajo e hapi garën për zëvendësimin e saj pa u shpallur vakanca në kushtetuese.
Vetë Zaçaj pretendonte se mandati i saj përfundonte në fund të vitit 2025. Gjykata rrëzoi edhe kërkesën e saj për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias për këtë çështje.
Tv Klan