Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 19 Nëntor për të shqyrtuar padinë e bërë nga ish-Kryeministri Sali Berisha për masën e sigurisë. Ndërsa në datë 5 Dhjetor do të shqyrtohet padia e bërë nga Jamarbër Malltezi.
Berisha dhe Malltezi, kanë ngritur padi kundër vendimit të dhënë në datë 20 Tetor 2023 për caktimin e masave të sigurimit personal nga Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Togat e zeza në atë kohë vendosën për Berishën masën “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, ndërsa për Malltezin u vendos “arrest në burg”.
Kreu i opozitës kërkon shfuqizimin e të gjitha vendimeve të dhëna nga dy gjykata, ajo e Faktit dhe gjykata e Lartë që lanë në fuqi masën e sigurimit, si të papajtueshme me Kushtetutën. Argument kryesor është fakti që Gjykata e Posaçme dhe SPAK nuk morrën më parë autorizimin e Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të Berishës.
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë çështjen në seancë plenare mbi bazë dokumentesh.
Ndërkaq të mërkurën SPAK do t’i komunikojë zyrtarisht mbylljen e hetimeve kreut të opozitës Sali Berisha dhe 4 të dyshuarve të tjerë. Burime nga Partia Demokratike kanë konfirmuar për Klan Neës se Berisha nuk do të paraqitet të mërkurën në SPAK për njoftimi i përfundimit të hetimeve do të ju jepet avokatëve të tij.
Bërisha është marrë i pandehur për “korrupsion pasiv” sa i takon çështjes së privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Mbyllja e hetimeve do tu njoftohet edhe Jamarbër Malltezit, Andia Pustinës dhe Xhimi Begesë. Ndërsa Fatmir Bektashit i është komunikuar të hënën.
Klan News