Kuvendi i Maqedonisë ka nisur sot seancën për zgjedhjen e qeverise se re. Pika e vetme e rendit të ditës është votimi i programit qeverisës dhe emrave te kabinetit të ri qeveritar.
Në fjalimin e mbajtur përpara deputetëve, kryeministri i ri i Maqedonisë, Zoran Zaev, tha se programi i tij qeveritar do të përqendrohet në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e standardit të jetës së qytetarëve.
Kreu i LSDM-së u zotua se do të ketë rritje pagash, e cila do të shoqërohet me ulje të shpenzimeve të jetesës.
Sa i përket emërimit të ministrave të rij, afati i fundit është dy ditë pas nisjes se seancës, konkretisht deri të mërkurën në mesnatë. Zaevit i duhen votat e të paktën 61 deputetëve nga 62 që ai ka në koalicionin qeverisës. Seanca e sotme po zhvillohet në masa në të forta sigurie. Godina e kuvendit është e blinduar
Tv Klan