Personi në foto është Leonard Luzi, 47-vjeçari që u arrestua në Spanjë për llogari të Interpol Tiranës.

Luzi është i kërkuar nga autoritetet shqiptare si porositës i atentatit ndaj Inez Hajrullës në Vlorë në muajin Gusht të vitit të kaluar.

Për këtë ngjarje fillimisht u arrestua Amarildo Nikolli, i cili do kryente dhe ekzekutimin.

Pas prangosjes, Nikolli bashkëpunoi me autoritetet duke përiftuar dhe statusin e të penduarit të drejtësisë.

Pas arrestimit në Spanjë, Leonard Luzi do të ekstradohet në Shqipëri.

/tvklan.al