Personi që shihni në foto është Leonard Luzi, i arrestuar në Spanjë, pasi akuzohet nga SPAK si porositës i dy atentateve të pa realizuara në Vlorë në 2023, ndaj Inez Hajrullas dhe Ergys Matodashajt.
47-vjeçari u kap në Madrid, falë shkëmbimit të informacionit nga Interpol Tirana.
Emri i Luzit doli pas hetimeve të SPAK nga ku rezultoi se 47-vjeçari kishte paguar për vrasjen e dyfishtë, Amarildo Nikollin të arrestuar në Gusht të 2023 në Vlorë.
35-vjeçari Nikolli i njohur ndryshe dhe si Amarildo Xhanej, u kap me armë silenciator në Gusht të një viti më parë.
Pas arrestimit ai zbërtheu palnin për për vrasjen e Inez Hajrullas dhe Ergys Matodashajt.
Pas rrëfimeve të bëra përpara hetuesve, Amarildo Nikolli mori statusin e të penduarit të drejtësisë dhe tashmë dosja penale ndaj tij po trajtohet nga SPAK.
Po me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme për dy atentatet e dështuara, në pranga është vënë Muharem Koroveshi.
Sipas SPAK, vrasja e Hajrullas dhe Matodashajt ishte planifikuar nga Leonard Luzi në shenjë hakmarrje.
Pas arrestimit për 47-vjeçarin, Interpol Tirana ka nisur procedurat e ekstradimit drejt Shqipërisë.
Tv Klan