Nazmia ka kërkuar që në “Shihemi në Gjyq” të përballet me vajzën, Artën. Nëna e 5 fëmijëve tregon për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se ndodhet në një vështirësi shumë të madhe pasi mban në shtëpi djalin e vogël të Artës, që është 3 vjeç. Njëkohësisht, një nga vajzat e Nazmies nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo nis të shprehet me fjalë të ashpra ndaj Artës.

Nazmie: Kam 5 fëmijë, por kjo fëmija këtu më ka dalë kot.

Arta: Po ti pse më ke sjellë mua këto? Pse të kam dalë kot unë ty? A jam fëmija jot unë?

Eni Çobani: Po si, i thuhet fëmijës ke dalë kot?

Arta: Jo, nuk kam dalë kot, kam dalë plot! Mos të më bëje!

Nazmie: Ka ikur burrë më burrë dhe çunin ma ka lënë mua, kam 3 vjet që e mbaj.

Arta: Ai i pari më la se isha me vuajtje, ky i dyti vdiq!

Nazmie: Si burrin e parë, si burrin e dytë, si burrin e tretë.

Eni Çobani: Pse, sa burra, sot Arta…

Arta: Ai vdiq! Nuk ekziston më!

Eni Çobani: Mirë, por ai ka qenë burri yt apo jo?

Arta: Po, por ka vdekur.

Eni Çobani: Mirë, tani shkove more të tretin?

Arta: Mora të tretin se nuk rrija më te kjo se nuk më mbante kjo mua, më la dy vjet rrugëve! Më përzuri  nga shtëpia! Pse nënë është kjo se më la mua në katër rrugët e Durrësit? Ça nëne je ti moj?

Nazmie: Po çunin kush ta ka rritur? E ke 3 vjeç! Kam gocën e sëmurë!

Arta: Le ta kesh gocën e sëmurë,  ç’faj kam unë?

Nazmie: As ha e as pi, 24 orë non stop, me gjithë babain tënd.

Arta tregon se ka pasur një martesë prej së cilës ka dy fëmijë. Është ndarë nga ky bashkëshort dhe ka njohur dikë tjetër që më pas ka ndërruar jetë. Djali i vogël që qëndron te Nazmia vjen prej kësaj marrëdhënieje. Njohjen e tretë s’ia pranojnë prindërit.

Arta: I pari më la se më vidhte varëset, më vidhte unazat, më rrihte, më bënte. Vjehrra më bërtiste, më thoshte vjehrra “ik, qërohu nga shtëpia, nuk të mbaj!” Vjehrra e parë!

Eni Çobani: Sa vite jetove me atë?

Arta: 13. vetëm me fyerje, me sharje, me të gjitha.

Eni Çobani: Ke fëmijë?

Arta: Kam dy, kam çunin 12 vjec, gocën 10.

Eni Çobani: Flet me fëmijët?

Arta: Jo, nuk flas se nuk m’i lënë fëmijët. Kur i marr në telefon, ma fikin telefonin. Jam shumë e sinqertë për këtë gjë se më ka ndodhur diçka, kam ndenjur dy vjet rrugëve, dy vjet kjo s’më shikonte me sy!

Nazmie: Ja do të të shoh me sy ty unë! Ti ike!

Arta: Ika mi! Ika! Ika, ika, mora burrë tjetër!

Nazmie: Kë pyete?

Arta: Pyeta veten time!

Nazmie: Ku i le fëmijët?

Arta: I lashë atje te babai i vet! Çunin e lashë te ty!/tvklan.al