Naftalina njihet si një përbërës i rrezikshëm, ka formën e një substance të bardhë me aromë shumë të fortë. Disa prej nesh e njohin naftalinën që përdoret kundra molave dhe për të larguar insektet. Ajo njihet si një pesticid që nga viti 1948. Ashtu si pesticidet e tjera, naftalina nuk është e sigurt për ne, veçanërisht kur është e ekspozuar në hapësirat ku jetojmë.
Naftalina është përdorur si pesticit që në vitin 1946. Ajo përdoret për të zhdukur molat nga rrobat dhe për të larguar insektet. Por nuk është mjaft e sigurt nëse ajo ekspozohet në ambjentet ku ne jetojmë. Për shembull fëmijëve mund t’i duken si karamele dhe nëse ata i gëlltisin, do kenë probleme të rënda shëndetësore.
Nëse gëlltitet, naftalina mund të dëmtojë qelizat e kuqe të gjakut, duke shkaktuar dëmtime të veshkave dhe shumë probleme të tjera. Mund të ndikojë në mënyrën se si gjaku çon oksigjen në zemër, tru dhe organe të tjera. Mund të shkaktojë gjithashtu të përziera, të vjella, dhimbje barku, kriza dhe gjendje kome. Fëmijët janë helmuar duke veshur rroba leshi që kanë pasur topa naftaline edhe pse kjo është e rrallë.
Përbërës aktiv është edhe paradiklorobenzeni. Kjo është më pak toksike, por ndodh që mund të jetë edhe helmuese.
Një nga shenjat e helmimit me naftalinë është dhimbja e stomakut, e cila shfaqet dy ditë më pas, së bashku me diarrenë dhe vjelljen. Disa njerëz kanë ethe dhe simptomat bëhen më keq me kalimin e kohës, të cilat mund të përfshijnë:
-Dhimbje koke
-Verdhëz
-Probleme me frymëmarrjen
-Probleme urinare
-Presion të ulët të gjakut /tvklan.al