Këngëtarja Adele ka njoftuar se në vitin 2022 do të vijnë më shumë projekte nga ana e saj. Me anë të një postimi në Tëitter Adele njoftoi se “shumë shpejt po vjen” në 2022, duke përfshirë një video muzikore për këngën “Oh My God”. Gjithashtu një video 15 sekonda tregon Adelën duke qëndruar në një dhomë të errët me një dritë pas saj.
“Sërish gati! Ndihem gati për vitin 2022, kaq shumë po vijnë, jam i emocionuar t’i shoh të gjitha.”-shkruan ajo.
Kënga “Oh My God” e albumit ’30’ arriti në pesëshen e parë të top-listave në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara dhe në top 10 në Kanada, Australi dhe Afrikën e Jugut.
Klan News