Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 1 Janar 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headlines 1 Janar 2025

Tirana pret 2025 me spektakël fishekzjarresh. Mijëra njerëz shijojnë në shesh ndërrimin e viteve

Viti i ri 2025 u prit me një spektakël fishekzjarrësh në qendër të Tiranës ku ishin të shumtë ata që iu bashkuan festës. Nuk munguan as turistët e huaj që kishin zgjedhur kryeqytetin shqiptar për të kremtuar ndërrimin e viteve.

19 të lënduar nga fishekzjarret. 57 raste në urgjencë për shkak të alkoolit

Nuk ka qenë e qetë nata e ndërrimit të viteve për të paktën 19 persona që përfunduan në spital me lëndime nga fishekzjarrët. Një 20-vjeçar nga Tirana u lëndua nga një plumb në rënie të lirë. 57 persona shkuan në urgjencë pas teprimit me alkoolin.

Balluku: Në 2025 ulim çmimin e energjisë. Çojmë përpara projektet në infrastrukturë

Në urimin e saj për këtë vit të ri, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku njoftoi se në 2025-ën do të bëhet realitet ulja e çmimit të energjisë elektrike për të gjithë qytetarët. Ajo tha se do të shkojnë përpara edhe projektet e nisura në infrastrukturë.

Hyjnë në fuqi rregullat e reja për sigurimet e makinave. Problematikët do të paguajnë më shumë

Nga sot siguracioni i automjeteve të ndryshojë dhe do të jetë i diferencuar. Në bazë të ndryshimeve ligjore që hynë në fuqi, shoferët pa eksperiencë, ata me makina të vjetra dhe me historik aksidentesh do të paguajnë më shumë.

Beogradi pret Vitin e Ri me protesta. Studentët këkojnë dorëheqjen e Vuçiç

Nata e ndërrimit të viteve nuk pati fishekzjarrë, por protesta në Beograd. Studentët dhe mbështetësit e opozitës manifestuan duke kërkuar dorëheqjen e Aleksandër Vuçiç, të cilin e bëjnë përgjegjës për tragjedinë me 15 viktima në Novi Sad.

Përgjaket Viti i Ri në New Osleans. Makina përplas turmën, 12 viktima, 35 të plagosur

Përgjaket festa në Shtetet e Bashkuara. Një automjet goditi kalimtarët në Nju Orlins, duke vrarë 10 persona dhe plagosur 36 të tjerë. Autori është një 42-vjeçar, por motivet e tij mbeten të paqarta. FBI e quajti një “sulm terrorist”.

/tvklan.al