Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 10 Shkurt 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Drini Zeqo
Headlines 10 Shkurt 2025
Arrestohet me urdhër të SPAK, Erion Veliaj. Bashkëshortja e tij lihet në arrest shtëpie
Arrestohet me kerkese te SPAK dhe vendim te Gjykates se Posacme, kryetari i Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj. Bashkeshortja e tij lihet ne arrest shtepie, ndersa 5 persona te tjere u vune nen masen detyrim paraqitje.
Arrestim i Veliajt, debate në parlament. PD: Të dorëhiqet Rama. PS: Çështje drejtësie
Arrestimi i kryetarit te Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj, shkakton debate ne parlament. Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha kerkon doreheqjen e kryeministrit Rama, ndersa mazhoranca thote se rasti i Veliajt eshte ceshtje e drejtesise.
Rama, emigrantëve: Regjistrohuni për 11 majin. Fjala e çdo shqiptari vlen
Kryministri Rama u beri thirrje emigranteve te regjistrohen per zgjedhjet e 11 majit, duke thene se fjala e tyre vlen dhe se mezi pret te shohe cili do te jete gjykimi i tyre per Shqiperine e cliruar nga hija e e zeze e paragjykimeve.
Zgjedhjet në Kosovë, Kurti shpall fitoren: E formojmë ne qeverinë. AAK: Jo koalicion me VV
Albin Kurti shpall fitoren e zgjedhjeve te pergjithshme ne Kosove dhe deklaron se do te jete Vetevendosje dhe aleatet e saj qe do ta formojne qeverine. Ramush Haradinaj thote se nuk do te pranoje te beje koalicion me Kurtin.
Emigrantët në Gjadër, mediat italiane: Meloni synon t’ia kalojë në kompetencë Shqipërisë
Mediat italiane raportojne se kryeministrja Xhorxha Meloni mund te nxjerre nje dekret te ri per t’ia kaluar qendren e emigranteve te Gjadrit ne kompentece Shqiperise, ne menyre qe te shmange kundershtine e gjykatave.
Incidentet në Derbi, arrestohen 3 tifozë. Procedohet delegati i FSHF e 1 zyrtar i Partizanit
Tre tifoze u arrestuan dhe pese te tjere u proceduan ne gjendje te lire pas trazirave ne derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranes. Procedohet edhe delegati i Federates Shqiptare te Futbollit dhe nje zyrtar i Partizanit.