Lajme, #edicioniinformativ ora 23:40 data 11 Nëntor 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 11 Nëntor 2024

Pas vendimit të Gjykatës së Romës rikthehen në Itali 7 emigrantët e Gjadrit. Vendet e sigurta, padi në GJED

Kthehen menjëherë ne Itali 7 emigrantet te mbërritur te premten ne Gjader, pas vendimit te gjykates se Romes, qe e cilësoi te pabazuar ne ligj ndalimin e tyre. Teksa iu drejtua Gjykates Evropiane te Drejtesise kundër aktit te qeverise Meloni per vendet e sigurta.

SPAK merr në dorë dosjen e masakrës me 4 viktima në qytetin e Shkodrës

SPAK merr ne dore dosjen hetimore per masakren me 4 viktima te ndodhur ne Dobraç pasi prokuroria e Shkodres shpalli moskompetencen per shkak te dhenat e deritanishme tregojne se atentati mund te jete kryer nga një grup i strukturuar kriminal.

PD, protestë ditën e miratimit të buxhetit. Berisha: Betejë brenda dhe jashtë parlamentit

PD paralajmëron proteste diten qe ne kuvend do te nise shqyrtimi i buxhetit te vitit 2025. Sali Berisha thote demokratet do te zhvillojnë beteje jashte parlamentit dhe brenda salles, ku deputetet do te paraqesin edhe amendamente.

Euro vijon pikiatën. Ekspertët: Pasojë e turizmit gjithëvjetor dhe remitancave

Euro vijon te dobësohet ne raport me lekun, duke shënuar nje tjeter rekord historik. Ekspertet e ekonomisë thonë se zhvlerësimi i monedhës europiane është pasoje hyrjes se euros ne treg nga turizmi gjithëvjetor dhe remitancat.

Moska: Nuk ka pasur telefonatë Trump-Putin. SHBA po planifikon të rrëzojë Zelenskyn

Moska mohon lajmin per nje bisede telefonike mes presidentit te zgjedhur Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin. Ndersa zbulimi rus thotë se Shtetet e Bashkuara po planifikojnë te rrezojnë presidentin Zelensky nga pushteti.

Mungesa të shumta në ndeshjen me Çekinë. Të dëmtuar Gjimshiti, Bare, Manaj e Kumbulla

Kombëtarja nisi sot përgatitjet për ndeshjen e së shtunës ndaj Çekisë në Air Albania, për Ligën e Kombeve. Por skuadra do te zbrese me mungesa te rendesishme, pasi Gjimshiti, Bare, Manaj e Kumbulla nuk jane grumbulluar, per shkak te demtimeve.

/tvklan.al