Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 11 Qershor 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Apeli i jep vulën e PD Sali Berishës. Merr fund kriza 3 -vjeçare në PD

Gjykata e Apelit vendosi t’i japë vulën e Partisë Demokratike grupimit të liderit historik të demokrateve, Sali Berishës, duke i dhënë fund një prej krizave më të thella brenda partisë kryesore të së djathtës, të nisur tre vite me parë.

Gjykata e lartë: Dritan Dajti do të qëndrojë në burg përjetë

Dritan Dajti do të duhet të vuajë dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 efektivëve të policisë në gusht të 2009-ës. Gjykata e Lartë vendosi këtë të martë të rrëzojë vendimin e Apelit që ia uli atij dënimin në 25 vite burg.

Edhe 3 dite nga Euro 2024, Gjimshiti: Të motivuar për të bërë gjëra të mëdha

Mbeten edhe 3 ditë nga nisja e Europianit, një ekskluzivitet i Tv Klan, dhe në kampin e kombetares shqiptare ka optimizëm. Kapiteni Berat Gjimshiti vlerëson Italinë, por thotë se kuqezinjtë janë të motivuar për të bërë gjëra të mëdha.

Shtohen rastet në toksikologji. Ulet mosha e përdorimit të marijuanës

Rritja e temperaturave shton numrin e personave që përfundojnë në spital të helmuar. Mjekët thonë se rastet më të shumta janë ato që kanë të bëjnë me përdorimin e alkoolit, vërejnë edhe një ulje të moshës së përdorimit të marijuanës.

Ish-kreu i Nato: Rreziku Rus për Ballkanin, real. BE të jetë gati

Ish-kreu i NATO-s, Lordi Xhorxh Robertson thotë se rreziku rus për Ballkanin Perëndimor ekziston, por ai nuk është vetëm ushtarak. Në një konferencë në Prishtinë, ai tha se BE duhet të jetë e gatshme për çdo kërcënim që vjen nga Moska.

Djali i Biden shpallet fajtor nga gjykata. Bleu një pistoletë kur përdorte drogë

Gjykata shpall fajtor Hanter Bajden, djalin e presidentit amerikan Xho Bajden të akuzuar se gënjeu nëse përdorte drogë kur bleu një pistoletë në 2018-ën. Ai u bë djali i parë i një presidenti amerikan në detyrë që dënohet për një vepër penale.

/tvklan.al