Lajme, #edicioniinformativ ora 23:06 data 13 Gusht 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 13 Gusht 2024

Përmirësohet situata e zjarreve në vend. Vihet nën kontroll vatra në Selenice, pranga piromanit 63-vjeçar
Përmirësohet situata e zjarreve në vendin tonë. Ministria e Mbrojtjes njofton se ka vënë nën kontroll vatrën e zjarrit në Selenicë. Ndërsa është ulur intensiteti i zjarrit në zonën e Malit të Thatë në Prespë. Arrestohet një 63-vjeçar, dogji 10 ha tokë.

Rriten shifrat e hyrjes së turistëve nga porti i Durrësit. Në 10 ditët e para të gushtit erdhën mbi 54 mijë
Turistët e huaj po preferojnë gjithë e me shumë te vijnë ne Shqipëri me ane te rrugëve detare. Brenda 10 diteve te para të gushtit kane hyre mbi 54 mije vizitore, ose 9 për qind me shume, krahasuar me te njëjtën periudhe të një viti më parë.

Vrasja e 42-vjeçarit në Pogradec, gjykata lë në burg autorin.“Detyrim paraqitje” për 3 dëshmitarët
Gjykata e Korçës la në burg pa afat Denis Meçen autorin e dyshuar për vrasjen e Egli Progës. Mase detyrim paraqitje u dha edhe per 3 deshmitaret e ngjarjes. Familjaret e viktimes kontestuan vendimin e gjykatës.

Rusia, gati për sulme bërthamore në Europë? FT: Flota ushtarake ruse është stërvitur për luftë me NATO-n
E përditshmja Financial Times, bazuar ne dokumentet sekrete paralajmëron se Rusia mund të paralizojë Europën me sulme bërthamore, nëse nis një luftë me NATO-n. Ushtria e këtij vendi është e stërvitur për të kryer sulme me raketa bërthamore në gjithë kontinentin.

Padi në CAS për humbjen e Valiev në çerekfinale. Federata e mundjes: Iu mohua gara për të artën

Federata Shqiptare e Mundjes ka paditur në Gjykatën e Arbitrazhit humbjen e Shermen Valiev në çerekfinalen e Olimpiadës. Sipas padisë, arbitrat i mohuan mundësit të Shqipërisë të drejtën për të garuar për medaljen e artë.

/tvklan.al