Spiker: Reis Çiço

Headlines 15 Janar 2025

Linjë ujore me Italinë për energjinë. Rama e Meloni, marrëveshje me Emiratet e Bashkuara

Në prani të kryeministrave Rama e Meloni, Shqipëria dhe Italia nënshkruan një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe për vendosjen e një linje nënujore për energjinë elektrike mes dy vendeve. Rama thotë se Shqipëria po punon për t’u bere eksportuese e energjisë.

OHDIR sjell 326 vëzhgues për zgjedhjet e 11 majit. Monitorim të procesit deri në numërimin e votave

Misioni i ODIHR-it do të sjellë 326 vëzhgues për zgjedhjet e përgjithshme të 11 Majit në Shqipëri. Ata do të ndjekin nga afër përgatitjet dhe procedurat ne diten e zgjedhjeve, duke përfshirë votimin dhe numërimin të votave.  

Dënohet me dy vite burg për shkelje të barazisë ne tendera ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj

Ish-kryetarja e Bashkisë së Patosit Rajmonda Balilaj dënohet me 2 vite burg për “Shkelje barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Por ish-prefektja e Fierit nuk do ta vuajë dënimin me burg, pasi gjykata e konvertoi atë në 2 vjet e 8 muaj në shërbim prove.

Mbyllen zyrat serbe në Kosovë, dështon takimi i Brukselit për komisionin për gjetjen e të zhdukurve

Mbyllja e institucioneve te paralele serbe ne 10 komuna ne Kosove ka shkaktuar bojkotin e takimit te Brukselit nga zyrtarët e Beogradit, ku do te mblidhej komisioni per gjetjen e personave te zhdukur nga lufta.

/tvklan.al