Melinda French Gates ka rrëfyer divorcin nga Bill Gates, i cili e ka quajtur ndarjen e tyre “gabimin” për të  cilin është penduar më shumë.

“Shiko, divorcet janë të dhimbshme dhe është diçka që s’do t’ia uroja asnjë familjeje”, tha miliarderja për Elle.

Flilantropistja dhe aktivistja tha se padia e divorcit ishte një nga gjërat “më të vështira” dhe “më të rëndësishme“ që ka bërë.

Përtej kësaj, 60-vjeçarja është mjaft optimiste për të ardhmen. E pyetur sesi do të donte që njerëzit ta shihnin pas 5 vitesh, French u shpreh:

“Ajo po lulëzon në anën tjetër të një divorci. Thjesht po lulëzon”.

Ndër të tjera, ajo tregoi se koha që po kalon vetëm “ka qenë  e mrekullueshme” si dhe mundësia për të marrë vendime e vetme mbi biznesin.

“Një grua duhet të ketë zërin e saj të plotë, autoritetin e saj të plotë vendimmarrës. Është kënaqësi ta kesh këtë”.

Tani ajo është e lidhur me Philip Vaughn, një sipërmarrës që dikur punonte te Microsoft dhe tani ka themeluar Tavour, një shërbim dërgesash për birrën artizanale.

Nga ana tjetër, prej 2 vitesh edhe Bill ka nisur një lidhje të re me Paula Hurd, vejushën e CEO të Oracle, Mark Hurd./tvklan.al