Lajme, #edicioniinformativ ora 23:30 data 17 Tetor 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 17 Qershor 2009

Tensione në sallën e kuvendit dhe jashte saj. Deputetët e PD përplasen me garden dhe FNSH
Tensione brenda dhe jashtë salles se parlamentit. Deputetet e opozites tentojne te bllokojne seancen dhe perplasen me garden dhe Forcat e Nderhyrjes se Shpejte. Opozita thote se nje deputet u kercenua me arme nga nje efektiv, por policia e përgënjeshtron.

12 emigrantët e Gjadrit nisin procedurat e azilit. Tre deputetë të opozitës italiane vizitojnë kampin
Nisin procedurat ne kampin e Gjadrit për 12 emigrantet e pare. Qendra u vizitua edhe nga tre deputete te opozitës italiane, ndërkohë qe marrëveshja Shqipëri – Itali u be objekt diskutimi sot ne takimin e liderëve te BE mbi emigracionin.

Krijimi i shtetit Bektashi, “The Economist”: Shpresat për harmoninë fetare vijnë në jetë në vatikanin mysliman
Revista prestigjoze “The Economist” shkruan se krijimi i shtetit bektashi sjell ne jete shpresat per harmonine fetare. Sipas saj, bota do te festoje shtetin e saj te 200-të, ndoshta në fund të vitit – nëse dikush e njeh atë që është quajtur në mënyrë të pashmangshme “Vatikani mysliman”.


Punonjësit e turizmit do të paguhen edhe jashtë sezonit. Tur-operatorët mbështesin nismën e qeverisë

Punonjësit në sektorin e turizmit do të paguhen edhe jashtë sezonit. Është ky propozimi i qeverisë në strategjinë për turizmin dhe që ka marrë edhe mbështetjen e tur-operatorëve të cilët thonë se e kanë pasur kërkesë të hershme.

Izraeli vret liderin e Hamasit, Sinawar, në mesin e viktimave të sulmit në Gaza

Lideri i ri i HAMASIT, JAHJA SINUAR u vra nga ushtria izraelite mëngjesin e se enjtes.  Kryeministri Beniamin Netanjahu tha se lufta nuk ka mbaruar ende, duke kërkuar dorëzimin e pengjeve. Presidenti amerikan e cilëson eliminimin e Sinuar nje dite te mire per SHBA e botën.

Xhiro e Italisë do të nise nga Shqipëria. Tre etapa të garës së njohur, në vendin tonë
Shqipëria do të presë etapat e para të Xhiros së Italisë vitin e ardhshëm. Sipas çiklistit shqiptar Eugert Zhupa, pjesëmarrës disa herë në këtë garë të rëndësishme, kjo do të jetë një reklamë e mirë për vendin tonë.

/tvklan.al