Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 19 Janar 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 19 Janar 2025
Afro 36 mijë emigrantë shprehin interes për të votuar në një javë. Gati 1/3 e kërkesave, nga Italia
Afro 36 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit kanë shprehur interes për të votuar më 11 maj qe nga nisja e procesit nje jave me pare. Gati një e treta e kërkesave vijnë nga shqiptarët e Italisë.
Asistenti virtual për shërbimet në E-albania. Qytetarët do të marrin ndihmë me meesazhe zanore
Diella quhet asistentja virtuale për shërbimet në platformën qeveritare E-albania. Ajo është krijuar nga inteligjenca artificiale dhe qytetarët mund t’i kërkojnë ndihmë përmes mesazheve zanore.
Telefonat e koduar të krimit blihen 5 mijë Euro në Spanjë. Zbulohen 4 modele të tjerë me teknologji Izraelite
Enkroçat dhe Skaj nuk janë të vetmet platforma të koduara që përdoren nga krimi. Në dosjet e SPAK flitet edhe për të paktën 4 aplikacione të tjera të përdorura edhe nga kriminelet shqiptar. Ato janë me teknologji izraelite dhe blihen në Spanjë për 5 mijë euro.
Akset kryesore rrugore në vend, pa ndriçim. Ekspertët: Rrezik i përhershëm aksidentesh
Disa nga akset kryesore rrugore në vend vazhdojnë të jenë të pandriçuara. Ekspertet thone se mungesa e ndriçimit është një nga elementet kryesorë dhe kritik për sigurinë rrugore që vazhdon të shkaktojë aksidente dhe të marrë jetë njerëzish.
Rritje rekord e mjeteve elektronike në Shqipëri. Në 2024 u regjistruan 72 përqind më shumë
Viti 2024 shënoi një rritje me 72% të regjistrimit të makinave elektrike në vendin tonë. Sipas të dhënave zyrtare, në vend numërohen tashmë mbi 6400 mjete të tilla me një shtim të ndjeshëm në raport me 5 vjet më parë kur kishte vetëm 35 të tilla.
Hamasi i dorëzon 3 pengjet e para Izraelit. Nis dërgimi i ndihmave ushqimore për në Gaza
Hamasi liroi 3 pengjet e para femra, ndërsa tashmë Izraeli duhet të lirojë të burgosurit palestinezë. Ndersa drejt Rripit te Gazës po drejtohen kamionet e para me ndihma ushqimore. Armepushimi i shumepritur hyri ne fuqi 3 ore me vonese.
TikTok mbyllet në SHBA. Rrjeti kinez shpreson që Tump të heqë bllokimin
Sot hyri në fuqi edhe ligji që ndalon përdorimin e Tiktokut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por rrjeti i madh social në pronësi të një firme nga Kina tha se shpresonte që administrata Tramp ta pezullonte bllokimin.
/tvklan.al