Kryeministri Edi Rama pas vizitës në Athinë, ku mori pjesë në Panairin e Punës për nismën me kthimin e emigrantëve në Shqipëri duke bërë oferta pune, tashmë në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlinin.
Sipas asaj që bën të ditur Rama përmes një postimi në Facebook kjo vizitë lidhet me çeljen e Panairit të Turizmit, më i madhi në botë, dhe ku Shqipëria është zgjedhur si vendi i nderit për vitin 2025.
“Mirëmbrëma nga Berlini! Pas një dite të bukur në Athinë për Panairin e Punës, ku 120 kompani nga Shqipëria prezantuan ofertën e tyre për një gamë të gjerë vendesh pune erdhëm këtu në Gjermani, ku Shqipëria do të nesër çelë Panairin e Turizmit, ku Shqipëria është zgjedhur vend i nderit për vitin 2025. Kush e imagjinonte disa vite më parë Shqipërinë në këtë pozicion? E ftuar si vend nderi në panairin më të madh të botës për turizmin, ku jemi përgatitur të lëmë mbresë të veçantë me ofertën dhe prezantimin tonë.
Ngë një vend që kur ne morrëm detyrën kishte vetëm turizëm patriotik, falë vëllezërve e motrave nga Kosova dhe shqiptarëve që ktheheshin me pushime në shtëpi nga emigrimi ne jemi bërë vendi me rritjen më të madhe të turizmit në Europë dhe renditemi prej tre vitesh radhazi në tre vendet e para të klasifikimit të Organizatës Botërore të Turizmit në shkallë kontinentesh.
Nesër, në prani të shumë mediave dhe gazetarëve, ne do të jemi së bashku me prezantuesit e panairit që në mëngjes, për një ditë të jashtëzakonshme nxemjeje që kulmon pasdites me spektaklin e Shqipërisë. Dhe pasnesër, në pavionin e Shqipërisë, edhe në praninë e autoriteteve të shtetit gjerman në Berlin, do të hapet zyrtarisht panairi i turizmit”, shprehet Kryeministri Rama.
/tvklan.al