Berlini ishte ndalesa e rradhës e kryeministrit Edi Rama, pas përfundimit të panairit të punës në Greqi. Sipas tij, Shqipëria mban vendin e nderit në panairin më të madh të turizmit, gjë që bën krenar çdo shqiptar.
Sipas Ramës, sektori i turizmit është zhvilluar ndjeshëm në këto vitet e fundit. Rama foli dhe për shtetësinë e 12 milionë turistëve që vizituan Shqipërinë gjatë 2024.
Panairi i turizmit, ITB Berlin 2025 nis të hënën e 3 Marsit dhe përfundon të enjten, më 6 Mars. Shqipëria do të prezantojë trashëgiminë e saj të pasur natyrore e kulturore në tre ditët e këtij panairi global të turizmit nën sloganin “Albania All Senses”.
Klan News