Rreth 51 mijë anëtarë të PD votuan ditën e shtunë për të zgjedhur kandidatët e tyre për deputet në zgjedhjet e 11 Majit përmes primareve.

Numri më i lartë i anëtarëve të PD që shprehën vullnetin e tyre ishte në Tiranë, ku edhe gara mes demokratëve ishte më e fortë. Pesë kandidatët më të votuar në qarkun e Tiranës, janë, ish-kreu i degës së PD të Kavajës Hysen Kadiu ME 913 vota, i dyti renditet, Klevis Balliu me 737 vota, më pas renditet Rigels Muçollari me  666 vota, e katërta është deputetja Jorida Tabaku 651 vota  si dhe I pesti është Ilir Alimehmeti  me 603 vota.

Jorida Tabaku rezulton si gruaja me votuar e qarkut të Tiranës.

Në qarkun e Fierit më i votuari është kreu i PD në Lushnjë, Eduart Sharka duke siguruar numrin më të lartë të votave, 795. Ai ndiqet nga deputeti Luan Baçi me 677 vota.

Në Elbasan si më i votuari është Dashnor Sula me 550 vota, ndërsa pas tij është ish-kryetari i PD, Blendi Himci me 510 vota si dhe Ilirjan Alliu 409 vota, kryetar i PD në Librazhd.

Igli Cara me  622 vota kryesoi listën e më të votuarave në Durrës, ndjekur nga Manjola Luku me 424 vota dhe Aulon Kalaja me 296 vota.

Në qarkun e Shkodër një tjetër deputet ka mundur të fitojë besimin më të madh të anëtarëve të PD, Ramadan Likaj kryeson listën si më i votuari me 470 vota, i dyti Gentian Ndoj 415, ndërsa ish-kryebashkiaku Bardh Spahia ka marrë 386 vota.

Në qarkun e Vlorës, deputetja Ina Zhupa ka mundur të sigurojë më shumë vota mes 13 kandidatëve, duke siguruar 765 vota e ndjekur nga Atird Hoxha me 488 vota dhe Manjola Nikollo me 402 vota.

1219 anëtar të PD i kanë besuar votën e tyre deputetit Bledion Nallbati në qarkun e Korçës, duke e bërë atë më të votuarin. Pas tij, renditet deputeti tjetër, Edmond Spaho me 691 vota.

Më i votuari në qarkun e Dibrës është Ilir Krosi me 578 vota, ndërsa në vendin e dytë është Denisa Vata me 369 vota.

Shumica e anëtarëve të PD në Lezhë i kanë besuar votën ish-kryetari të PD së kësaj dege, Gjin Gjoni duke siguruar 674 vota.

Më i votuari në qarkun e Beratit është Zija Ismaili me 1091 vota, ndjekur nga Ledion Marra 306 vota dhe Erion Dasho 238 vota.

Në Kukës, më i votuari është Shkëlzen Ibra me 707 vota, ndërsa deputeti Isuf Çelaj ka siguruar vetëm 410 vota.

Alma Buci Kore është më e votuara për qarkun e Gjirokastër me 399 vota, ndërsa në vendin e dytë është Mariklent Dervishi  me 368 vota ndërsa Arben Ristani ka marrë vetëm 317 vota.

Në përfundim të të gjithë procesit të primareve, do të jetë Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale që do të bëjë të ditura zyrtarisht rezultatin e primareve në çdo qark.

Klan News