#lajme, #edicioniinformativ ora 23:40 data 2 Prill 2024 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 2 Prill 2024
Makina me klandestinë bie në Vjosë, 8 viktima. Shoferi nga Shkodra tentoi t’i ikë policisë
8 persona, nga të cilët 7 emigrantë nga vendet e lindjes, humben jetën ne nje aksident ne aksin Këlcyrë – Përmet kur makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga, ne përpjekje per t’i ikur policisë dhe përfundoi në lumë. Viktimë mbeti edhe shoferi, një 24-vjecar nga Shkodra.
Olsi Rama kallëzon në SPAK Gazment Bardhin: Ka fabrikuar prova. Të dënohem unë, ose ai
Olsi Rama kallëzon ne SPAK kryetarin e grupit parlamentar demokrat, Gazmend Bardhin. Vellai i kryeministrit thote se Bardhi ka fabrikuar prova per qellime politike dhe se drejtesia duhet te vendose se kush është fajtor mes te dyve.
Arrihet dakordësia për amnistinë penale. Çuçi: Nuk do të përfitojnë të dënuarit nga GJKKO
Arrihet dakordesia per Amnistinë Penale mes grupeve parlamentare te Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Socialistet thonë se ajo mund te votohet te enjten dhe se nuk do te përfitojnë te dënuarit nga Gjykata e Posaçme.
Apeli lë në burg 2 djemtë e Pëllumb Metës. Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë
Do të vijojnë të qëndrojnë në qeli Hysen dhe Amarildo Meta, vëllezërit që së bashku me motrën e tyre Hygertën, vranë babain e tyre Pëllumb Meta në Shënavlash të Durrësit. Apeli rrëzoi kërkesën e tyre për një masë më të lehtë sigurie.
Rritet prodhimi i brendshëm bruto. Ndikuan pagat, shitja e pronave e ndërtimi
INSTAT vëren se tremujori i fundit të vitit që lamë pas kontribuoi në ekonomi me një rritje prej 3.8% krahasuar me 2022. Sektorët me peshën më të madhe ishin shitblerja e pronave, ndërtimi, por edhe rritja e pagave të administratës.
29 viktima dhe disa të plagosur nga një zjarr në një lokal nate në Stamboll. 5 në pranga
29 persona kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur kur një zjarr përfshihu një lokal nate në qendër të Stambollit në Turqi. Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende, ndërsa policia arrestoi 5 persona si përgjegjës për ngjarjen.
/tvklan.al