Lajme, #edicioniinformativ ora 23:22 data 21 Nëntor 2024 #TvKlan #klanlajme
Spikere: Reis Çiço
Headlines 21 nentor 2024 ora 23:22
Prinderit e Martinit rrëfejnë vrasjen: Nuk kishte shfaqur asnjë shqëtesim, thika i kishte prekur zemrën
Prindërit e 14-vjeçarit që u vra me thikë pranë shkollës “Fan Noli” rrëfejne për emision “Opinion” se djali i tyre nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim per konfliktet qe mund te kishte. Ata tregojnë se Martini nuk mundi të mbijetojë pasi thika i kishte prekur zemrën.
Vrasja e nxënësit 14-vjeçar, prokuroria rëndon akuzën për autorin. Hetohet për “vrasje në rrethana cilësuese”
Prokuroria rendon akuzën per 14-vjeçarin qe vrau me thike bashkëmoshatarin e tij, ne afersi te shkollën “Fan Noli”. Policia e referoi ngjarjen si vrasje me paramendim, por organi i akuzës do te hetoje per vrasje ne rrethana cilësuese.
30% e përdoruesve të TikTok nga 12 në 22 vjeç. Specialistët e IT: E përdorin nga 6 deri në 11 orë në ditë
30 për qind e përdoruesve te platformës TikTok, qe konsiderohet si përhapëse e dhunës, janë te rinj nga 12 deri ne 22 vjeç. Specialistet e IT-se, thonë se koha e qëndrimit ne këtë aplikacion është nga 6 deri ne 11 ore ne dite.
Festa e alfabetit, Rama: Shqipja është e kërcënuar nga gjuha që përdoret në rrjetet socialeNe prag të Ditës se Alfabetit, kryeministri Rama shpreh shqetesimin se gjuha shqipe po kërcënohet nga drejtshkrimi i gabuar i saj ne rrjetet sociale. Kreu i qeverise thote se fjalori i ri eshte rezistence per barbarine dhe injorantet.
Shqipëria me 48 mijë analfabetë, pushim ditën e alfabetit. Mbyllen vetëm zyrat e shtetit
Shqiperia do ta kremtoje si feste kombetare diten e Alfabetit, ndonese numeron 48 mije analfabete. Por te vetmit qe do te pushojne neser jane punonjesit e administrates shteterore, qe do te mbyllin totalisht zyrat e sherbimet.
Emigrantët shqiptare nuk do të paguajnë me asnjë tarifë për paratë që dërgojnë
Shqipëria behet vendi i pare ne Ballkanin Perëndimor që anëtarësohet në Sistemin Unik te Pagesave ne Euro. Kryeministri Rama thotë se me këtë vendim, qe nga 1 janari, të gjitha dërgesat e parave të shqiptarëve nga Europa do te bëhen pa kosto.
/tvklan.al