Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 26 Shkurt 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Rama: Masat për UBT janë si në fshatin e Korleones. SPAK po bën eksperimente në trupin e PS. Nuk do të ketë më drejtësi me shpatë e pa peshore

Kryeministri Rama deklaron se me Universitetin Bujqësor, SPAK u soll si në fshatin e Korelones. Ai tha se Partia Socialiste i ka lënë trupin e vet kësaj strukture për të bërë eksperimente antikorrupsion, por s’do të lejojë më drejtesi vetem me shpate dhe pa peshore.

Dumani: Përpjekjet për ta nxjerrë SPAK-un si institucion represiv kanë dështuar. Kemi bërë hetime të guximshme

Altin Dumani, i quan të dështuara përpjekjet per ta nxjerre SPAK-un si institucion represiv dhe thote se organi hetimor i drejtuar prej tij ka bere hetime të guximshme. Ambasadori i Bashkimit Europian shpreh mbështetjen për punën e SPAK.

Berisha: Rektori futi UBT-në në strofullën e hajdutëve. Rama do të ekstradohet në SHBA pas 11 Majit

Sali Berisha kritikon dëgjesën e rektorit të Universitetit Bujqësor para deputetëve socialiste, duke thënë se ai e futi Univeristetin në strofkullen e hajdutëve. Ai paralajmëron se Rama do të ekstradohet në Amerikë pas zgjedhjeve.

Komisioni Antikorrupsion, Xhafa: Konsulentë vendas do të monitorojnë punën e institucioneve të pavarura

Kryetari i Komisionit Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj propozon konsulentë vendas për të monitoruar vazhdimisht punën e institucioneve të pavarura kushtetuese. Ai propozoi gjithashtu ndryshimin e ligjit për partitë politike.

KQZ rrëzon PD për votimin me pasaporta të huaja. 49 parti do të garojnë për zgjedhjet e 11 Majit

Komisioni Rregullator në KQZ rrëzoi propozimin e anëtarëve të opozitës që në zgjedhjet e 11 Majit emigrantët të votojnë edhe me dokumentet e identifikimit të shtetit ku jetojnë. KQZ regjistroi sot 49 parti për garën elektorale.

Trump publikon videon se si do të jetë Gaza. Territori palestinez do të shndërrohet në zonë luksi

Presidenti amerikan Donald Trump surprizon me publikimin e një videoje, ku shfaqet Gaza e rindertuar sipas planit te tij.  Video e gjeneruar nga inteligjenca artificiale tregon se kjo zone do të shndërrohet në një hapësirë luksoze.

/tvklan.al