ajme, #edicioniinformativ ora 23:30 data 3 Prill 2024 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 3 Prill 2024
Rama: Brenda 2030 Shqipëria do të prodhojë armë. Ka interes për të investuar në 3 uzina
Kryeministri Edi Rama zbulon për herë planet e Shqipërisë që të prodhojë edhe eksportojë armë brenda vitit 2030. Tv Klan mëson se ka interes nga sipërmarës të huaj për të investuar në uzinat e mbyllura të armëve në Elbasan, Gramsh dhe Poliçan.
Interpelanca për “Xibrakën”, Rama, Bardhit: Prit SPAK. Akuzat ndaj vëllait tim, gënjeshtra haluçinante
Kryeministri Edi Rama zbulon për herë planet e Shqipërisë që të prodhojë edhe eksportojë armë brenda vitit 2030. Tv Klan mëson se ka interes nga sipërmarës të huaj për të investuar në uzinat e mbyllura të armëve në Elbasan, Gramsh dhe Poliçan.
Aksidenti në Këlcyrë, 2 në pranga, 1 në kërkim. Përgjegjes për trafikimin e 7 emigranteve pakistanezë
2 persona vihen në pranga dhe një tjetër shpallet në kërkim të akuzuar si organizatorë të trafikimit të 7 emigrantëve që humbën jetën në aksidentin e Këlcyrës. Policia thotë viktimat janë emigrantë pakistanezë, por vetëm 3 janë identifikuar.
Nis puna për ndërtimin e qendrës së emigrantëve në Shëngjin. Të parët pritet të arrijnë në Maj
Në portin e Shëngjinit ka filluar puna për ngritjen e qendrës pritëse të emigrantëve në përmbushje të marrëveshjes me Italinë. Drejtori i portit thotë kjo nuk pengon punën e tyre dhe se emigrantët e parë pritet të vijnë në muajin maj.
Rritet interesi për guidë turistike në Shqipëri, paga deri në 3 mijë euro në muaj
Bashkë me rritjen e numrit të vizitorëve të huaj në vendin tonë, po rritet edhe interesi i shqiptarëve për të punuar si Guidë Turistike. Deri më tani numërohen rreth 300 guida të licencuar, të cilët arrijnë të marrin paga deri në 3 mijë euro në muaj.
Tajvani goditet nga një tërmet 7.2 Rihter. 9 viktima dhe dëme të shumta materiale
Tajvani u godit mëngjesin e sotëm nga një tërmet me magnitudë 7.2 të shkallës Rihter, më i fuqishmi në çerek shekulli. Deri më tani flitet për të paktën 9 viktima dhe 800 te plagosur si dhe për ndërtesa të shumta të shkatërruara.
/tvklan.al