Lajme, #edicioniinformativ ora 23:30 data 7 Gusht 2024 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 7 Gusht 2024
Kushner, i vendosur për projektin 1 mld dollarë në Sazan: Ka shumë potencial
Xhared Kushner shprehet i vendosur për të çuar përpara projektin 1 miliard dollarë të Sazanit. Në një shkrim të “Blumberg” ai thotë se ishulli ka shumë potencial. Kushner dhe Ivanka Tramp po pushojnë këto ditë në plazhet e jugut.
Conde Nast Traveller: Shqipëria, sekreti më i ruajtur i Evropës që i ka te gjitha
Revista e njohur amerikane “Conde Nast Traveller” fton lexuesin e saj te zbulojnë plazhet dhe bregdetin shqiptar. Ajo e cilëson Shqipërinë si vendin sekret me të ruajtur i Evropes dhe që i ofron të gjitha mundësit për vizitorët e huaj.
I nxehti afrikan arrin kulmin në fundjavë. OBSH: 175 mijë vdekje çdo vit nga vapa në Europë
Kjo fundjavë do të shënojë një tjetër kulm të të nxehtit afrikan me temperatura që do të arrijnë në 41 gradë. Një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë vëren se çdo vit në Europë humbin jetën 175 mijë njerëz nga i nxehti.
Ilir Beqaj do të vijojë të qëndrojë në burg. Akuzohet për abuzim me fondet e SASPAC
Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi sot të lërë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj i cili kërkoi lirinë kundrejt garancisë pasurore. Ish-ministri akuzohet për abuzim me fondet e Bashkimit Europian kur drejtonte agjencinë SASPAK.
Ushtria ukrainase futet në territorin rus. Putini: Një provokim në shkallë të gjerë
Rusia u gjet e papërgatitur nga një inkursion ushtarak ukrainas në territorin e saj në Kursk. Rreth 40 ushtarë rusë janë zënë rob dhe u mor në zotërim një pikë shpërndarëse e gazit që furnizon Europën. Presidenti Putin e quajti sulmin “provokim të rëndë”.