#Lajme, #EdicioniInformativ, ora 19:30, Data 7 Mars 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Shpërthimi me 2 viktima dhe 7 të plagosur në Lushnje, dosja i kalon SPAK. Tre akuza për deputetin Çela

Ekstradohet “Baroni i drogës” Gëzim Çela. Në kërkim prej një dekade nga drejtësia

Ekstradohet nga Kosova, i shumëkërkuari Gëzim Çela. Ai i fshihej drejtësisë prej gati një dekade, i konsideruar si drejtues i një organizate të fortë kriminale të trafikut të drogës nga Shqipëria në Europë. Çela ishte në kërkim edhe Italia.

Një zyrë e posaçme në ndjekje të parave të pista. Do të ketë akses edhe në llogaritë bankare

Një zyrë e posaçme do krijohet për zbulimin dhe sekuestrimin e parave të pista. Në nismën e hartuar nga ministria e drejtësisë thuhet se kjo zyrë do të ketë akses edhe në llogaritë bankare, paratë jashtë sistemit apo dhe pasuritë e patundshme.

Përplasja në familjen mbretërore shqiptare, prokuroria nis hetimet për dhunë në familje

Gjykata Civile e Tiranës cakton urdhër-mbrojtjeje për Princin Leka dhe ish-bashkëshorten e tij Elia Zaharia të cilët duhet tashmë t’i qëndrojnë 5 metra larg njëri – tjetrit. Prokuroria e Tiranës njoftoi nisjen e hetimeve për “Dhunë në Familje”.

30 bursa për studentët e Luginës së Preshevës akomodim falas e mundësi punësimi gjatë verës

30 studentë nga Lugina e Preshevës do të mbështeten me bursa nga qeveria shqiptare. Ministri për Europën dhe Punët e jashtme Igli Hasani tha se ata do të ndihmohen me strehim falas dhe mundësi punësimi gjatë verës në zonat bregdetare.

Belshi merr vendin e dytë në panairin e Berlinit. Rama: Rilindi nga plehrat dhe ferrat ku e gjetëm

Belshi vlerësohet me çmimin e dytë mes 100 qyteteve për turizmin e gjelbër në panairin e Berlinit. Kryeministri Rama thotë se ky është moment krenarie për transformimin që ka pësuar zona që dikur ishte e mbuluar nga plehrat dhe ferrat.

Ndizet fushata për presidencialet në SHBA. Trump sfidon Biden në debat publik

Donald Tramp sfidon Xho Bajdenin për debat publik kokë më kokë që disa muaj para mbylljes së zgjedhjeve paraprake. Palët kanë nisur t’i bëjnë që tani llogaritë si kandidatë presidencialë për partitë e tyre, ende pa u zyrtarizuar.

/tvklan.al