Lajme, #edicioniinformativ ora 23:45 data 8 Janar 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 8 Janar 2025

Ulet çmimi i energjisë elektrike për familjarët. 8.5 lekë për konsumatorët që harxhojnë deri në 700 kwh

Enti Rregullator i Energjisë miratoi sot kërkesën e OSHEE për uljen e çmimit të energjisë elektrike. Nga 1 shkurti, të gjitha familjet që do të harxhojnë deri në 700 kilovatorë energji, do ta paguajnë atë me 8.5 lekë nga 9.5 lekë që është aktualisht.

Rama: Ulja e çmimit të energjisë, historike. Sovranitet brenda mandatit të katërt

Kryeministri Rama deklaron se ulja e çmimit të energjisë elektrike për familjet është një arritje historike dhe premton se brenda mandatit të katërt qeverisës të socialistëve Shqipëria do të arrijë të ketë sovranitet energjetik.

Dosja “5D”, SPAK çon në gjykatë edhe 9 ish-zyrtarë: Favorizuan kompaninë e Redi Mollës e Mariglen Qatos

SPAK dërgon në gjykatë 9 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës në lidhje dosjen “5D”. Prokuroria e Posaçme i akuzon ata se favorizuan në tendera kompaninë e drejtuar në hije nga ish-drejtorët Redi Molla e Mariglen Qato.

Ekstradohet nga Turqia Dritan Rexhepi. I dënuar për vrasje të dyfishtë, nën akuzë për rrëmbimin e Jan Prengës

Ekstradohet nga Turqia i shumëkërkuari i drejtësisë Dritan Rexhepi. Ai është dënuar me 25 vjet burg për një vrasje të dyfishtë në Krujë në vitin 1999, ndërsa është nën akuzë edhe për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në vitin 2020.

Biden zgjeron sanksionet ndaj destabilizuesve të ballkanit: Ndëshkim kush pengo marrëveshjen e paqes

Presidenti amerikan Joe Bidenka nxjerrë një urdhër të ri duke zgjeruar sanksionet ndaj liderëve e personave qe destabilizojnë dhe minojnë demokracinë ne Ballkanin Perëndimor. Ne te futen edhe ata qe nuk zbatojnë marrëveshjet e firmosura per paqen e rajonit.

/tvklan.al