Enkeleida Zeko e pati të pamundur të fshihte emocionet e forta në zërin që i dridhej kur iu dha fjala në programin “Rudina” në Tv Klan për të folur për motrën. Ajo është fëmija i madh dhe ka një vëlla e një motër, raportin me të cilën e veçon.

Moderatorja sportive shprehet se motra, me të cilën ka 8 vite diferencë erdhi papritur në shtëpinë e tyre pasi nuk ishte e planifikuar, por është dhurata më e bukur. Sot ajo i është mirënjohëse për sukseset e jetës personale dhe profesionale motrës së saj.

Enkeleida Zeko: Prekem gjithmonë kur flas për motrën se dashuria për motrën është shumë, shumë më e veçantë se dashuria për vëllain, edhe pse dashuria për vëllanë është e jashtëzakonshme, është shumë e madhe, por dashuria për  motrën është ndryshe, të them të drejtën. Kur ka lindur vëllai unë kam qenë 5 vjeçe dhe mbaj mend që isha shumë xheloze për të sepse më merrte vëmendjen e prindërve dhe nuk doja t’i ndaja gjërat, lodrat me të. Ndërsa kur prindërit e mi vendosën që atë fëmijë që në fakt erdhi rastësisht në shtëpinë tonë sepse ishim një vajzë e një djalë dhe prindërit nuk kishin më në plan që të bënin fëmijë të tjerë, atë që erdhi rastësisht u bë dhurata më e bukur e shtëpisë, motra e vogël, kemi 8 vite diferencë.  Natyrisht kur ishte e vogël, ishte edhe pengesë për mua sepse doja të dilja me shoqet, isha më e madhe, doja të krijoja atë pavarësinë time, nuk doja ta kisha motrën nga prapa si bisht se kështu i thosha mamit, ti ma ke lënë këtë motrën si bisht kur isha e vogël. Ndërsa kur motra filloi të rritej dhe kur filluam realisht të krijonim një marrëdhënie të ngushtë me njëra-tjetrën, pas çdo suksesi timin në punë, në jetë, qëndron motra ime./tvklan.al