Vinicius do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madrid edhe për disa sezone. Vetë sulmuesi brazilian i ka dhënë fund të gjitha dilemave për të ardhmen, duke thënë se kanë nisur bisedimet për rinovimin e kontratës, e cila skadon në vitin 2027.

Në një intervistë të dhënë për “TNT Sport” në Brazil, Vinicius deklaroi se është shumë i lumtur te Reali.

“Është shumë emocionuese që kemi filluar diskutimet me Real Madrid për rinovimin. Kontrata ime aktuale skadon në verën e vitit 2027, por gjithmonë e kam thënë se dua të luaj këtu për një kohë të gjatë. Dua të bëj histori dhe të ndjej dashurinë e tifozëve, presidentit dhe skuadrës”, deklaroi Vinicius.

Sulmuesi 24-vjeçar është pjesë e madrilenëve nga viti 2018, ku numëron 193 ndeshje të luajtura dhe 57 gola të shënuar. /tvklan.al