Lajme, #edicioniinformativ ora 23:05 data 9 Gusht 2024 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 9 Gusht 2024
“La Repubblica”: Sazani, xhevahiri i dëshiruar. Trump do ta shndërrojë në strehë për milionerët
Projekti i Jared Kushner, dhëndrit të Donald Tramp në ishullin e Sazanit tërheq edhe vëmendjen e mediave italiane. Prestigjiozja “La Republika” thotë se Tramp do ta kthejë ishullin e shkretë në një strehë luksoze për milionerët.
Merr flakë autoboti i një pikë karburanti në autostradën Durrës-Tiranë, lëndohen 2 punonjësit
Një zjarr ka shpërthyer në një pikë karburanti në momentin e shkarkimit të një autoboti mesditën e së premtes në autostradën Tiranë-Durrës. Te plagosur mbeten dy punonjës, te cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shuarja në kohë e flakëve shmangu tragjedinë.
2024 mund të jetë viti më i nxehtë në histori. Agjencia e BE: Mesatarja u rrit me 0.76 gradë
2024 mund të jetë viti më i nxehtë në historinë e botës, sipas agjencisë “Kopernikus” të Bashkimit Europian. Mesatarja e temperaturave globale gjatë 12 muajve të fundit është rritur me 0.76 gradë duke shkaktuar mjaft probleme.
Hapja e urës së Ibrit, Franca kundër Kurtit: Veprim i njëanshëm, po rrezikoni integrimin në BE
Franca del kundër qeverisë Kurti për hapjen e Urës së Ibrit. Ministrja e Jashtme e Francës dënon ashpër këtë akt duke e cilësuar si të njëanshëm, duke theksuar se po rrezikohet normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, por mbi të gjitha edhe integrimi evropian i Kosovës.
Shermen Valiev sërish në garë për olimpiket e Parisit, mundësi për medaljen e bronzit
Edhe pse u mund në çerekfinale, mundësi i ekipit shqiptar Valiev përfshihet sërish në garën olimpike të Parisit, por për medialjen e bronzit. Kjo pasi kundërshtari i tij kaloi në finale. Të shtunën në garë edhe Dudaev në peshën deri 65 kilogramë.
/tvklan.al