Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta i bëri thirrje Federatës Spanjolle të Futbollit që të përsërisë El Clasico-n me Real Madridin nëse ka prova bindëse se goli ‘fantazëm’ i Lamine Yamal ishte i rregullt.
Gjuajtja e Yamal u anulua nga VAR në humbjen 3-2 të Barcelonës ndaj “Los blancos”, e kjo bëri që trajneri Xavi Hernandez të kritikonte ashpër zyrtarët e La Liga-s, që nuk përdori teknologjinë në këtë rast. Tentativa në minutën e 28 u pa disa herë nga zyrtaët e VAR, e më pas u vendos që goli të anulohej, e arbitri caktoi goditje këndi për blaugranat. Numri 1 klubit kërkon pamjet video dhe audio të këtij rasti për t’u analizuar.
“Nëse pasi materialet të jenë analizuar dhe klubi do të arrijë në përfundimin se është bërë një gabim në shqyrtimin e rastit, ne do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të ndryshuar situatën, pa përjashtuar natyrisht, çdo veprim të nevojshëm ligjor. Nëse konfirmohet se ishte gol, ne nuk përjashtojmë mundësinë të kërkojmë që ndeshja të riluhet.”
Laporta iu referua ndeshjes së Ligës Profesioniste belge mes Anderlecht dhe Genk në muajin janar, që u riluajt për shkak të një gabimi të VAR. La Liga është kampionati i vetëm ndër 5 më të mirët e Europës, që nuk përdor teknologjinë e “topit në vijë”.
Pasi tifozët e Barcelonës kritikuan La Ligën për mungesën e teknologjisë, shefi Javier Tebas u përgjigj në rrjetet sociale me një video duke ndarë disa incidente ku ka pasur parregullsi në aplikimin e teknologjsië me mesazhin “asnjë koment”.
Klan News