Milani duket shumë aktiv në këtë fund merkatoje. Kuqezinjtë duken shumë të angazhuar, si për hyrjet në skuadër edhe për daljet.
Alvaro Morata mund të quhet i larguar, pasi pritet të vazhdojë karrierën te Galatasaray. Klubi turk po punon edhe për Strahinja Pavlovic, por ende nuk ka një marrëveshje për këtë.
Drejt largimit është edhe Davide Calabria, për të cilin ka shfaqur interes Bologna. Ndërkohë Como, shfaqi interes për Theo Hernandez dhe sipas mediave italiane kishte ofruar 40 milionë Euro, por u refuzua nga lojtari dhe klubi kuqezi.
Sulmuesi i ri, Francesco Camarda do të luajë i huazuar te Monza në Serie A. Orët e fundit ka pasur edhe një ofertë për Fikayo Tomori nga Aston Villa.
Përvec largimeve, te Milani kanë gati edhe afrimet. Pas Kyle Walker, afrimi i radhës i madh pritet të jetë Santiago Gimenez. Akordi me Feyenoord është shumë afër dhe mungon vetëm zyrtarizimi.
Fanellën kuqezi pritet ta veshë edhe sulmuesi i Udinese-s, Lorenzo Lucca. /tvklan.al