Elbasani ka gjetur menjëherë trajnerin e ri, pas largimit të Roberto Bordin. Drejtimi i skuadrës i është besuar një emri të njohur në Superligë, si Ivan Gvozdenovic.

Tekniku serb u largua vetëm pak ditë më parë nga drejtimi i Skënderbeut, ndërsa rikthehet në stolin e një tjetër ekipi.

Mësohet se marrëveshja mes Elbasanit dhe trajnerit Gvozdenovic është arritur dhe do të nisë menjëherë nga puna.

Ivan Gvozdenovic
Ivan Gvozdenovic

Tekniku 46-vjeçar ishte në stolin e Skënderbeut prej dy vitesh, ndërsa u largua pas humbjes me Laçin në javën e kaluar. Gvozdenovic do të pasojë Bordin, i cili dha dorëheqjen pas fitores me Bylisin.

Elbasani mban vendin e pestë në kampionat me 21 pikë, pas 16 javëve kampionat, ndërsa sfida e radhës do të jetë ndaj Vllaznisë, aty ku do të debutojë edhe trajneri i ri. /tvklan.al