Teuta nuk ka humbur kohë për të zgjedhur trajnerin e ri. Vendin e Edi Martinit e ka marrë Bledar Devolli.
Tekniku 47-vjeçar u prezantua këtë të Mërkurë nga klubi durrsak, ndërsa ka nisur menjëherë nga puna.
Devolli merr përsipër një detyrë të vështirë, të rikthejë Teutën te rezultatet pozitive dhe ta largojë nga zona e ftohtë.
“Klubi i Futbollit Teuta njofton zyrtarizimin e trajnerit Bledar Devolli në krye të pankinës blu. Pas një eksperience të gjatë si trajner që e njeh mirë Superioren, klubi ka vendosur t’i besojë Devollit statusin e trajnerit të ekipit të parë të KF Teuta”, thuhet në njoftimin e klubit.
Pas 21 javëve kampionat, skuadra bregdetare renditet në vendin e shtatë me vetëm 23 pikë. Humbja e fundit ndaj Partizanit, përkeqësoi situatën dhe solli largimin e Edi Martinit nga drejtimi i ekipit. /tvklan.al