Ka shkuar në 14 numri i viktimave për shkak të uraganit “Laura” në SHBA. 10 prej viktimave janë nga Louisiana ndërsa 4 të tjera nga Texas-i. Erërat e fuqishme që shkonin deri në 240 kilometra në orë shkaktuan dëme të mëdha me energjinë elektrike.

Mbi 500 mijë shtëpi kanë ngelur pa energji ndërkohë që zjarr kimik shpërtheu në një fabrikë industriale.  Guvernatori John Bel Edwards kërkoi ndihmë të menjëhershme nga qeveria federale.

Vetë Trump ka deklaruar se do të udhëtojë në jug këtë të shtunë për t’u takuar me njerëzit e prekur. “Laura” ka kaluar tashmë në një stuhi tropikale megjithëse shirat vijojnë të jenë shqetësuese ende.

Ndërkohë Haiti më herët u godit nga dy stuhi “Marco” dhe “Laura” duke lënë të vdekur 31 persona. /tvklan.al