Rusia i kërkon Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian të ndalojnë Kosovën së provokuari Serbinë. Thirrja erdhi nga ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, gjatë një takimi në Moskë me homologun serb Ivica Daçiç.
“Ne i bëjmë thirrje Washingtonit dhe Brukselit që të ndikojnë në Prishtinë dhe të kuptojnë përgjegjësinë e tyre për zbatimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit, të bërë së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën dhe duke i detyruar shqiptarët e Kosovës që të frenojnë politikat e tyre provokative dhe konfrontuese”.
Lavrov pohoi se Moska do të pranojë çdo zgjidhje që është në të mirë të Serbisë.
Ministri Daçiç konfirmoi marrëdhënien e ngushtë me Rusinë edhe sa i përket çështjes së Kosovës, duke thënë se Beogradi nuk do të marrë asnjë vendim pa u konsultuar me Moskën.
Tv Klan