Opozita në Kosovë vijon të këmbëngulë se e vetmja mënyrë për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme është dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti.
Lidhja Demokratike e Kosovës që kryesohet nga Lumir Abdixhiku thotë se çdo zgjidhje tjetër e ofruar nga partitë e tjera është e papranueshme.
Berat Rukiqi: Çdo formë tjetër është e papranueshme për LDK-në. E theksova, insistoj në atë çka e thashë, dorëheqje, shpërbërje e pastaj data e zgjedhjeve.
Shkuarjen në zgjedhje përmes shpërbërjes së Kuvendit, LDK e sheh të gabuar dhe një amnisti për keqqverisjen e Albin Kurtit.
“Format e tjera si janë diskutuar e lansuar në opinion kryesisht në 10 ditët e fundit e që janë të lidhura me shpërbërjen e Kuvendit, janë amnistim, pra është një farë lloj amnistie për keqqeverisjen e kryeministrit Kurti.”
Ndërsa qëndrimin që po mban PDK-ja në këtë debat, LDK-ja e sheh si në shërbim të qeverisë aktuale.
Tv Klan