Në vazhdën e jehonës që po bën turizmi shqiptar, vjen një shkrim i gazetës më prestigjoze të Francës për malet shqiptare. Në këtë reportazh të gjatë të “Le Figaro” thuhet se Alpet e Veriut të vendit janë kthyer në një një Eldorado për pushuesit e huaj që kanë pasion hiking apo shëtitjet në mal.
Teksa veçon destinacionet turistike në veri si Parqet kombëtare të Valbonës dhe Thethit për natyrën e tyre thekson se ky peisazh i rrallë malor po tërheq vizitorë jo vetëm evropianë, por edhe nga vende të largëta me kontinetin e vjetër si, India dhe SHBA.
Hapsirë në këtë shkrim zënë edhe Bjeshkët e Nemuna të cilat i krahason me përshkrimet në veprën “Prilli i Thyer” i shkrimtarit Ismail Kadare dhe ndalet veçanërisht tek kullat të cilat u kujtojnë vizitorëve kohën e Kanunit.
Për gazetën franceze koha në këtë zonë duket se koha ka ndalur dhe për udhëtarët që kërkojnë destinacione autentike kjo ndalesë do të jetë perfekte.
Peisazhe madhështore që mbetën të izoluara për dekada për shkak të regjimit komunist udhëtarët do të mund t’i shijojnë me një kosto mjaft të ulët. Në shkrim thekson se me një buxhet prej 25 deri në 30 euro në ditë për një person mund të jetë mëse i mjaftueshëm.
Klan News