Milani do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme, siç është finalja e Superkupës së Italisë, ndaj rivalëve të qytetit, Interit.
Një përballje ku spektakli është i garantuar, dy ekipet do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të marrë trofeun.
Për këtë sfidën, kuqezinjtë pritet të kenë një mungesë të rëndësishme, siç është ajo e Rafael Leao. Sulmuesi portugez nuk është rikuperuar ende nga dëmtimi dhe pritet të jetë jashtë për këtë përballje.
Lajmi i mirë për trajnerin Sergio Conceicao, është rikuperimi i mesfushorit Loftus-Cheek. Anglezi ka hedhur pas krahëve dëmtimin dhe është stërvitur me pjesën tjetër të ekipit.
Derbi Milan-Inter është planifikuar të luhet ditën e Hënë, më 6 Janar. /tvklan.al