Shkëmbimi i çmendur dhe i papritur është vënë në skenë në basketbollin amerikan.
Luka Donçiç shkon te Los Angeles Lakers dhe do të luajë me LeBron James. Një marrëveshje për të cilën askush nuk kishte folur ndonjëherë. Asi slloven i Dallas Mavericks është këmbyer me Anthony Davis.
Donçiç tashmë do të luajë me idhullin e tij LeBron James duke tronditur botën e NBA.
Los Angeles Lakers ranë dakord për një shkëmbimin me Dallas Mavericks të shtunën mbrëma.
Doncic, shënuesi më i mirë i vitit të kaluar në NBA dhe i dyti nënkampion në votimin e MVP, udhëhoqi Mavericks në finalet e NBA sezonin e kaluar.
Në marrëveshjen mes dy ekipeve të NBA janë përfshirë edhe basketbollistë të tjerë.
Menaxheri i përgjithshëm i Mavericks, Nico Harrison, shpjegoi vendimin për shkëmbimin e Doncic me Davis duke thënë se beson se mbrojtja fiton kampionate.
Dallas ishte i pakënaqur me gjendjen fizike të Donçiç dhe lëndimet e shpeshta të tij, si dhe mungesën e disiplinës në ushqim dhe fitnes, të cilat zyrtarët e ekipit i konsideruan si faktorë kryesorë në problemet e tij me lëndimet.
Këtë sezon, Donçiç ka luajtur vetëm 22 ndeshje për shkak të lëndimeve dhe ka qenë jashtë fushës që nga Krishtlindjet për shkak të një dëmtimi në këmbën e djathtë.
Tv Klan