Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka njoftuar se 5,320 dosje të ish-pronarëve, do të përfitojnë edhe 30% e mbetur të kompensimit, për tokat që janë zënë nga ndërtimet informale. Deri më tani kompensimi ka qënë në masën 70%.
“15 mijë individët do të ketë masën e kompensimit në vlerë sipas asaj që është përllogaritur nga Agjencia e Trajtimit të Pronave. Në këto 5200 dosje që përfitojnë këtë masë kompensimi është ndjekur në rend kronologjik nga viti 2010-2024.”
Po ashtu ndër të tjera ministri sqaroi se kush do të përfitojë nga ky kompensim.
“Jo të gjithë subjektet ndër vite që kanë aplikuar dhe kanë marrë masën 70% përfitojnë nga ky kompensim, se një pjesë e dosjeve vërtetë kanë marrë 70%, por kanë pasur mangësi në dokumentacion, mos depozitimi në kohë i dëshmive të trashëgimisë. Pjesa tjetër me rifreskimin e dokumentacionit, dhe ata do të jenë përfitues të kësaj mase kompensimi.”
Buxheti i shtetit do të paguajë 30 milion euro për këto kompensime.
Klan News