I shoqëruar nga policia dhe një ekip i doganës në mesditë ka hyrë kamioni i parë me mallra nga Serbia në Kosovë.

Vetëm pikëkalimi kufitar në Merdar është i hapur për hyrjen e mallrave serbë në Kosovë pas më shumë se një viti që ishin bllokuar.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se pikat tjera kufitare me Serbinë, pos asaj në Merdar, do të hapen për mallra serbe pasi të funksionalizohen skanerët me rreze X.

Me heqjen e këtij ndalimi është shprehur i kënaqur ambasadori amerikan në Kosovë.

“Ky është një hap i rëndësishëm në drejtim të duhur për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian. Ne çmojmë partnerët ndërkombëtarë për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të promovuar tregti të lirë në rajon”.

Gjermania ka përkrahur vendimin e qeverisë që të lehojet hyrja e mallrave serbë në pikën kufitare në Merdare.

“Ky vendim shënon një hap të rëndësishëm drejt zhbllokimit të CEFTA-s. Ne do të mbështesim Kosovën për të siguruar plotësimin e nevojave të sigurisë dhe monitorimin e proceseve në pikën kufitare”.

Bashkimi Evropian e ka cilësuar të martën si “hap të duhur” drejt zhbllokimit të vendimmarrjes në CEFTA vendimin e Kosovës për heqjen e kufizimit ndaj importit të mallrave nga Serbia një ditë më parë.

Kosova pati ndaluar importet nga Serbia pas zhvillimeve në veri dhe dyshimeve se nëpërmjet mallrave janë futur ilegalisht armë, vitin e kaluar.

Gjermania ka kërcënuar Kosovën me mospjesëmarrje në samitin e Procesit të Berlinit, nëse nuk e heq ndalesën e importit të mallrave nga Serbia.

Tv Klan